“Ylli” i Vllaznisë shkruan historinë, Megi Doçi “shtang” spanjollët me një goditje kryevepër (VIDEO)

Vllaznia e femrave tashmë ka shkruar historinë, me kualifikimin në Champsion League, arritje e cila në futbollin shqiptar, ende nuk ka ardhur nga një ekip meshkujsh.

Mbrëmjen e sotme, “shkodranet” janë duke zhvilluar përballjen e fundit në grupe, kundër Real Madridit në Spanjë dhe momentalisht rezultati është 3 me 1 në favor të spanjolleve.

Goli i shënuar nga vajzat e Vllaznisë është i pari në këtë edicion të Champions League dhe nuk kishte si të mos mbante emrin e rekordmenes së futbollit shqiptar, Megi Doçi.

Nga një goditje dënimi në minutën e 5’, me një ekzekutim perfekt me këmbën e djathtë, 26-vjeçarja nga Burreli ka shënuar një gol identik si idhulli i saj Cristiano Ronaldo, teksa festoi me “siuuu”, në stadiumin “Alfredo di Stefano”.

 


Shtuar 22.12.2022 21:55