Kryeministri grek viziton Shqipërinë, në fokus minoritetet greke në Himarë, Finiq e Dropull

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, do të vizitojë Shqipërinë më datë 22 dhjetor.

Vizita e Mitsotakis do të përqendrohet në minoritetet greke në jug të vendit, Himarë, Finiq dhe Dropull.

Të lidhura

None found

Në disa prej takimeve të parashikuara në këto zona do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë se kryeministri grek kishte planifikuar vizitën në jug të Shqipërisë më datë 6 dhjetor të këtij viti, por vizita e tij u anuluar për shkak të kushteve atmosferike.

Mitsotakis mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor, nga ku foli për raportet e mira mes dy vendeve, ndërsa tha nënvizoi se ka progres në çështjen e detit./albeu.com/ 


Shtuar 20.12.2022 11:04