Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Qeveria e Serbisë ka vendosur që t’ia dërgojë KFOR-it kërkesën për kthimin e forcave serbe në Kosovë.
Vuçiç duke folur për RTS-në, ka thënë se kërkesa do t’i dërgohet KFOR-it nesër në një pikëkalim kufitar.
Të lidhura
None found
Sipas Vuçiq, për vendimin ka pasur pajtim unanim dhe është marrë në një mbledhje elektronike të qeverisë.
Ai ka thënë se kthimi i forcave serbe në Kosovë do të jepte efekte pozitive dhe do t’i ulte tensionet në veri, transmeton Gazeta Express.
Këtë vendim, Qeveria e Serbisë e ka marrë sonte në një mbledhje që ka filluar në ora 08:00.
Mbledhja është ndjekur edhe nga Vuçiç.
