Tentoi të vriste me breshëri kallashnikovi ish të dashurën, gjykata në Itali dënon me 10 vite burg 22-vjeçarin shqiptar

Gjykata e Leçes në Itali ka dënuar  me 10 vite burg 22-vjeçarin me origjinë shqiptare, Ibrahim Rudin, i cili verën e vitit të shkuar ka qëlluar me kallashnivok në drejtim të ish-të dashurës së tij.

Fatmirësisht nga 18 të shtënat nuk mbeti asnjë i lënduar.

E reja ishte në rrugë me motrën, kushëririn dhe dy miqtë e saj përpara një ndërtese në via Kennedy në qendër të Galipolit.

Pasi qëlloi me armë, i riu u largua. Pas arrestimit ai u dënua me burg për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë./albeu.com


Shtuar 13.12.2022 19:58