“Piranjat” u rikthyen sërish këtë fundjavë në spitalin Rajonal të Dibrës, ku drejtoresha e re, Irini Shehu, i ka nisur “ me dorë të hekurt” ndryshimet e pozicioneve të punës.
Gazetarja Aida Topalli zbuloi se rasti teknikes së ezhesë, e cila u largua nga pozicioni i saj i punës, nuk ishte i vetmi.
Astrit Çanaku, i cili dikur ishte përgjegjës i teknikës në këtë spital, u lëviz nga pozicioni i tij për t’u emëruar si spcialist i mjedisit.
Vendimi është marrë kur drejtoresha e re kishte vetëm 10 ditë në detyrë dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim për rastin në fjalë.