Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe sulmin që i është bërë EULEX-it.
Xhaçka shkruan se i bashkohet thirrjeve të ndërkombëtarëve për heqjen e menjëhershme të barrikadave dhe të rivendoset qetësia.
Reagimi i Xhaçkës:
Dënojmë fuqishëm sulmet në veri të Kosovës ?? ndaj EULEX dhe Policisë së Kosovës.
Shqipëria i bashkohet thirrjeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë për heqjen e menjëhershme të barrikadave nga grupet serbe në veri. Është e rëndësishme të rivendoset qetësia dhe sundimi i ligjit.