Goditet rrjeti shqiptaro-italian i Call Center-ave, si “futën në xhep” 5 milionë euro përmes mashtrimit

Një operacion policor i koduar “Transferta”  ka shpërbërë një rrjet shqiptaro-italian, që  kryenin  veprimtari kriminale nëpërmjet call center-ave, me qëllim përfitimin.

Ata mashtronin qytetarët e BE-së, nëpërmjet 15 subjekteve call center, për të bërë transferta parash drejt Shqipërisë, me vlerë totale rreth 5 milionë euro.

Bazuar në provat e siguruara nga hetimi tremujor, me metoda speciale, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg“, për 15 shtetas, nga të cilët 9 shtetas italianë dhe 6 shtetas shqiptarë.

Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e 4 shtetasve të tjerë shqiptarë, ndaj të cilëve është caktuar masa  e sigurië “Arrest në burg”.

Gjithashtu, po bashkëpunohet edhe me homologët italianë, për kapjen e 9 shtetasve italianë dhe të një shtetasi shqiptar, autorë të dyshuar për këtë veprimtari kriminale, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale që kryhen nëpërmjet call center-ave, me qëllim përfitimin.

Operacioni policor i koduar “Transferta”, si rezultat i një hetimi tremujor, me metoda speciale, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Mashtronin qytetarët e BE-së, nëpërmjet 15 subjekteve call center, për të bërë transferta parash drejt Shqipërisë, me vlerë totale rreth 5 milionë euro, Gjykata cakton masa sigurie për 15 shtetas, nga të cilët 9 shtetas italianë dhe 6 shtetas shqiptarë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, të DVP Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale të kryera nëpërmjet subjekteve call center, mbështetur nga inteligjenca informative, në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Bazuar në provat e siguruara nga hetimi tremujor, me metoda speciale, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg“, për 15 shtetas, nga të cilët 9 shtetas italianë dhe 6 shtetas shqiptarë.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës për ekzekutimin e masave të sigurisë, si rezultat i verifikimeve të kryera në sistemin TIMS, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, të DVP Tiranë, ka rezultuar se 9 shtetasit italianë dhe 1 shtetas shqiptar, nuk ndodhen në Shqipëri.

Ndërkohë, nga kontrollet e kryera në banesat e shtetasve shqiptarë, ndaj të cilëve Gjykata e Tiranës ka caktuar masa sigurie, shërbimet e Policisë kapën dhe ndaluan shtetasin A. L., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e 4 shtetasve të tjerë shqiptarë, ndaj të cilëve është caktuar masa  e sigurië “Arrest në burg”.

Gjithashtu, po bashkëpunohet edhe me homologët italianë, për kapjen e 9 shtetasve italianë dhe të një shtetasi shqiptar, autorë të dyshuar për këtë veprimtari kriminale, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Me qëllim ruajtjen e konfidencialitetit të hetimit, nuk mund të bëjmë të ditura gjeneralitetet e shtetasve ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurie.

Operacioni policor “Transferta”, vijon./albeu.com


Shtuar 11.12.2022 12:30