“Nuk e di kur do jem nënë për ta”, Rudina Dembacaj flet për marrëdhënien me 3 fëmijët e Markut (VIDEO)

Pas shumë e shumë deklaratave, e ftuar në emsionin “Rudina”, Rudina Dembacaj nuk la pa përmendur edhe mardhënien e saj me 3 fëmijët e Mark Frroku.

Fëmijët kanë humbur të ëmën para 1 viti e gjysëm dhe Marku bashkëshorten dhe kjo është sfida më e vështirë e moderatores.

E pyetur për marrëdhënien me fëmijët e Markut, Rudina shprehet kështu:

“Jam prezantuar me fëmijët e Markut. Tashmë jemi një familje. Nuk e di nëse do t’ja dal të jem afër vendit të nënës së tyre, por jam një shoqe shumë e mirë. Nuk është e lehtë të arrish t’u kthesh buzëqeshjen fëmijëve dhe prindërve të Markut pas lëndimit që kanë përjetuar, por unë ja kam arritur mrekullisht”./albeu.com


Shtuar 26.01.2020 12:53