Kërcënoi bashkëshorten se do i merrte jetën, kapet 60 vjeçari

Policia ka arrestuar një 61 vjeçar pasi ka shkel urdhrin e mbrojtjes dhe ka kërcënuar me thikë për vrasje bashkëshorten.

Sekuestrohet një mjet prerës (thikë), me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Pas njoftimit të marrë se shtetasi F. B. kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe kishte shkuar në banesën e bashkëshortes dhe pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike e ka kanosur me thikë për ta vrarë, shërbimet e Komisariatit Nr. 2 kanë reaguar menjëherë duke parandaluar ngjarjen dhe duke vënë në pranga 61-vjeçarin.

Bashkëshortja e këtij shtetasi ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata, pasi 61-vjeçari kishte ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.


Shtuar 26.01.2020 12:52