Procesi i votimit për primaret në Partinë Demokratike ka filluar këtë të diel në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00. Për herë të parë do të votojnë jo vetëm anëtarët e PD-së, por edhe simpatizantët. Kandidati shpallet fitues vetëm nëse merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme në një zonë të caktuar.
Kandidatët garojnë për të përfaqësuar demokratët dhe opozitën në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Në selinë qendrore të PD do të votojnë 7 kandidatët e Tiranës, Këshilli Kombëtar dhe Dega 2 e PD. Pas votimit kandidatët do të prononcohen për median.
Kandidati Ilir Alimehmeti do të votojë në orën 9.30.
Kandidati Belind Këlliçi në orën 10.00.
Kandidati Julian Deda në orën 10.15.
Kandidatja Adriana Kalaja në orën 10.30.
Kandidati Gerti Bogdani në orën 10.45
Kandidati Fatmir Merkoçi në orën 11.00
Kandidatja Enkelejda Fejzo në 11.30