“Një hakmarrje e hidhur po i pret”, SHBA merr paralajmërimin e fortë

Udhëheqësi suprem i Iranit u zotua se do të hakmerrej për vrasjen e Qasem Solaimani, komandant i Forcave elitare Quds, në një sulm urdhëruar nga Presidenti amerikan Donald Trump.

“Një hakmarrje e hidhur po i pret kriminelët”, tha Ayatollah Ali Khamenei në një deklaratë.

Udhëheqësi suprem gjithashtu shpalli zi kombëtare për tre ditë në vend.

“Vdekja e tij nuk do të ndalojë punën e tij, rruga e tij nuk do të ndalet”, shtoi ai.

Sakaqq, SHBA i ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Iraku pas sulmit ajror që vrau gjeneralin iranian Qassem Soleimani.

“Për shkak të rritjes së tensioneve në Irak dhe rajon, ambasada e SHBA-ve u kërkon qytetarëve amerikanë që të marrin parasysh Këshillimin e Udhëtimeve të Janarit 2020 dhe të largohen menjëherë nga Iraku”, tha ambasada në një njoftim.

Ambasada u kërkoi qytetarëve të saj të braktisnin Irakun nga ajri ose të zhvendosen në një vend të dytë përmes rrugëve tokësore.

“Për shkak të sulmeve të milicisë të mbështetur nga Irani në kompleksin e ambasadës amerikane në Bagdad, të gjitha operacionet konsullore publike pezullohen deri në njoftimin e mëtejshëm”, theksohet më tej.

Për ata që kanë nevojë për mbështetje të konsullatës, Konsullata e Përgjithshme e SHBA-ve në Erbil, do të jetë në shërbim, thuhet më tej.

SHBA konfirmoi të enjten se kreu sulm duke vrarë Qasem Soleimani, komandantin e forcave Kuds të Gardës Revolucionare.

Pentagoni akuzoi Soleimanin se planifikonte të kryente sulme ndaj diplomatëve dhe anëtarëve të SHBA-ve në Irak dhe rajon, duke thënë se udhëheqësi i vrarë ishte përgjegjës për vdekjen e qindra anëtarëve të shërbimit amerikan dhe të koalicionit.


Shtuar 3.01.2020 12:50