Tentuan të grabisnin 3 vajza në Angli, policia publikon videon e mjetit: Na ndihmoni ta identifikojmë

Policia ka publikuar pamjet e një makine pasi dëshiron të gjurmojë në gjurmimin e një burri që dyshohet se tentoi të rrëmbejë tre vajza adoleshente në më pak se një javë më parë. Detektivët thonë se i dyshuari u përpoq të fuste me forcë tre nxënëse në makinën e tij. Por fatmirësisht nuk ia doli.

Sipas mediave të huaja, në pamje duket një mjet Astra, ngjyrë e zezë dhe ka si shenjë dalluese, pasqyrën me krah argjendi që t’i ndihmojë të gjithë ata që shohin videon të identifikojnë makinën.

Të lidhura

None found

Inspektori Chris Horsfield nga Policia e Mançesterit të Madh tha: Vajzat janë tronditur jashtëzakonisht nga ky takim dhe është shumë e rëndësishme që ne ta identifikojmë këtë njeri dhe ta fusim në burg sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ata që kanë informacion mund të telefonojnë në 0161 956 8361, ose 101.


Shtuar 28.11.2022 15:01