“Porti i vjetër i Durrësit do zhduket nga faqja e dheut përgjithmonë”, Rama: Pres me padurim të votohet marrëveshja

Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, u shpreh se siç kanë zhdukur malin me plehra në Porto Romano do të zhdukin dhe portin e vjetër të Durrësit për t’i hapur rrugë punimeve të investimit të ri.

https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/1178247733126658

Rama tha se pret me padurim dhe gëzim që të votohet marrëveshja për investimin

“Kjo zonë e mbetur kancerogjene e qytetit të dytë më të madh të vendit tonë. Njësoj si ai mal plehrash në Porto Romano që e kemi zhdukur, duhet dhe do të zhduket nga faqja e dheut përgjithmonë. Sot Durrësi ka fituar një park ekologjik. Po me portin, çfarë do të fitojë Durrësi. Me shumë padurim dhe gëzim po numëroj orët derisa të votohet marrëveshja e këtij investimi që do ta kthejë portin e Durrësit nga një platformë të zezë si surrati i atyre që e përndjekin Shqipërinë që nga 1912 dhe një nga investimet më të mëdha në Mesdhe”, tha Rama.


Shtuar 24.11.2022 12:30