Bien monedhat e huaja, dollari dhe euro rënie në pikiata

Monedhat e huaja, euro dhe dollari, kanë parë rënie historike gjatë muajve të fundit për shkak të luftës Ukrainë-Rusi.

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar blihet me 113.6 lekë duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me një ditë më parë, ndërsa shitet me 114.5 lekë.

Monedha euro mbetet e pandryshuar, duke u blerë me 116.6 lekë dhe shitet me 117.2 lekë.

Edhe paundi britanik ka shënuar një rritje. Sot ai blihet me 133.8 lekë dhe shitet me 135.1 lekë.

Ndërsa franga zvicerane blihet me 118.2 lekë dhe shitet me 119.1 lekë.

Kujtojmë se dy ditët e fundit dollari është forcuar kundrejt monedhave kryesore pasi një rritje e rasteve të Covid-19 në Kinë çoi në ri-vendosjen e kufizimeve të ashpra atje dhe dëmtoi ndjenjën e investitorëve në tregje. /albeu.com


Shtuar 22.11.2022 11:57