Dje, kryeministri Edi Rama, i vënë prej javësh përballë akuzave se po fal portin e Durrësit për të ndërtuar një resort turistik, publikoi një artikull të BIRN, duke u përpjekur që të bënte një paralelizëm mes një projekti të anuluar në Kroaci, të po të njëjtës firmë dhe po të njëjtit investitor, Mohamad Alabaaar.
Rama iu referua një projekti të quajtur “Manhatani i Zagrebit” në vitin 2019, të kompanisë “Eagle Hills and Real Estate Development” e investitorit Alabbar, por nuk zgjati shumë dhe u zbulua se projekti nuk kaloi kurrë sepse qytetarët e Zagrebit protestuan ashpër dhe një vit më pas, në tetor 2020, u hoq dorë.
“Gënjeshtra që nuk zgjati një ditë!”, shkruan Ilir Meta.