Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast për kultivim të bimëve narkotike duke arrestuar një 62 vjeçar dhe proceduar dy punonjës të OSHEE-së.
Policia bën me dije se 62 vjeçari, me iniciale P.Ç. banesën e marrë me qira (papafingo) e kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.
Gjithashtu u proceduan penalisht, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit E. E., 34 vjeç banues në Xhafzotaj dhe S. D., 38 vjeç, banues në Durrës, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, të cilët nuk kanë përmbushur detyrën sipas ligjit, pasi nuk kanë kontrolluar linjën elektrike dhe matësin e energjisë elektrike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë narkotike canabis sativa dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.