U përfol se do të performojë në “Kupën e Botës”, reagon Dua Lipa

Dua Lipa ka hedhur poshtë spekulimet se do të performojë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar, që do të zhvillohet të dielën më 20 nëntor në stadiumin Al Bayt në orën 19:00 (me orën lokale). U përfol se do të performonte dhe Shakira si dhe anëtarët e grupit BTS.

Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja me origjinë shqiptare ka sqaruar: “Aktualisht ka shumë spekulime se unë do të performoj në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar. Nuk do të performoj dhe as nuk kam qenë ndonjëherë e përfshirë në ndonjë negociatë për të performuar.

Të lidhura

None found

Do të bëj tifo për Anglinë nga larg dhe mezi pres të vizitoj Katarin kur të përmbushen të gjitha premtimet për të drejtat e njeriut që ka bërë kur fitoi të drejtën për të pritur Kupën e Botës.”.


Shtuar 13.11.2022 16:26