Kreu i PD-së Sali Berisha, mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një takim me prindërit dhe edukatoret e kopshtit “Zubeyde Hanim”, që është aktualisht i mbyllur me vendim qeverie.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/837975514017018
Gjatë takimit, Berisha u shpreh se mbyllja e kopshtit është bërë me urdhër nga jashtë.
“Mbylljen e kopshtit e kam konsideruar një nga ngjarjet më të rënda që mund t’i ndodhë një vendi sovran. Të mbyllësh një kopësht me 50 fëmijë është pak të thuash që je 250 herë i çmendur, amoral, i pafytyrë, dhe çdo epitet mund t’i vihet. Të mbyllë një kopësht me urdhër nga jashtë, këtë e bën vetëm një qeveritar që është i shkëputur tërësisht nga interesat e fëmijëve. Ka probleme të brendshme politike ai dhe urdhëron vasali e tij në Tiranë të mbyllë kosphtin”, tha Berisha./albeu.com