Kapja e 33.5 kg kokainë në Portin e Durrësit, Çuçi: Provë e luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me kapjen e 33.5 kg kokaine në Portin e Durrët, të cilat u gjendën në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori.

Çuçi shkruan në Twitter se është prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale, e luftës pa kompromis përballë krimit të organizuar dhe dëshmi e pakontestueshme e vendosmërisë tonë për të rritur gjithnjë e më shumë forcën goditëse të Policisë së Shtetit ndaj grupeve kriminale.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për goditjen e suksesshme në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 33.5 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë. Prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale, e luftës pa kompromis përballë krimit të organizuar dhe dëshmi e pakontestueshme e vendosmërisë tonë për të rritur gjithnjë e më shumë forcën goditëse të Policisë së Shtetit ndaj grupeve kriminale. Operacioni vijon”, thotë Çuçi në reagim./albeu.com


Shtuar 3.11.2022 21:50