Super bonus, 30 milion pagë dhe “blindim”: Neymar-PSG e kryer

Neymar dhe PSG kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kontratën e re dhe pritet vetëm njoftimi i kampionëve në fuqi të Francës që arrijnë kështu të bëjnë një hap të madh për të ardhmen.

L’Equipe në Francë raporton se marrëveshja e re e sulmuesit brazilian do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2026, ndërkohë që ka klauzolë për t’u zgjatur edhe një sezon tjetër.

Nga kjo kontratë Neymar do të përfitojë 30 milion euro në sezon, ndërkohë që PSG ka përfshirë në marrëveshje edhe një bonus të “majmë” për sulmuesin në rast se fitojnë Champions League.

Ky është fiksimi i PSG, por edhe i Neymar, i cili kërkon të fitojë “Topin e Artë”. Triumfi në arenën ndërkombëtare si protagonist do ia plotësonte këtë dëshirë.


Shtuar 8.05.2021 10:33