Tottenham Hotspur kanë lëshuar fitoren nga duart, në minutat e fundit të ndeshjes kundër Newcastle United.
Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho, Tottenham Hotspur, ka marrë vetëm një pikë kundër Newcastle United.
Me rezultatin 1:1, Spurs kanë regjistruar barazim në xhiron e tretë të Premierligës, në një ndeshje që shumëçka tha VAR-i.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Lucas Moura, në minutën e 25’, duke shfrytëzuar asistimin e Harry Kane.
Në minutën e 94′, një top të kthyer me kokë nga Andy Carroll e goditi me dorë Eric Dier, për të bërë që VAR-i të jap penallti për Newcastle United.
Penalltinë në gol e konvertoi Wilson, duke bërë që skuadrat në fund të ndajnë nga një pikë.
Me këtë barazim 1:1, të dyja skuadrat tashmë numërojnë nga katër pikë në tri ndeshje të luajtura,