Ditën e sotme Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka miratuar rritjen me 8% të pagës së pedagogëve.
Por që ky vendim të hyjnë në fuqi duhet që të merret miratimi nga Bordi i Administrimit të Universitetit të Tiranës.
Kujtojmë se qeveria e vendosi tavanin për rritjen e pagave deri në 15 për qind për pedagogët.
Nga ky 15%, 7 për qind do të sigurohej nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga vetë universitetet./albeu.com