Kryeministri Edi Rama, në Peshkopi, ka folur në lidhje me turizmin në Dibër ku ka nxitur njerëzit të investojnë në bujtina që të nxjerrin të ardhura nga turizmi.
“Shpresojmë shumë të marrim një lajm historik nga shell, por kjo është një shpresë jo e vogël sepse gjasat janë pozitive. Por nuk mund t llogarisim këtë nëse nuk e kemi të sigurt nëse ai burim do të jetë në dispozicionin tonë. Ndërkohë dua ta konfirmoj më forcën e shembullit. Siç e nisëm me këtë të agroturizmit. Ne i mbajmë premtimet. Me agroturizëm kemi shembull konkret në 30 pika në Dibër që funksionon. Si kjo familja këtu që ka histori emigracioni. Dhe një djalë në Maqellarë, ka krijuar një fabrikë autoenergjie, që bënte punë për Fiatin në Francë e Gjermani, të makinerive bujqësore. Dhe përtej kësaj është shumë e rëndësishme dhe vlerësimi i mëtejshëm i aseteve natyrore. Kemi element të cilit duhet në këtë fazë, që është mbështetës dhe plotësues, financimi dhe mbështetja e grave që qëndisin e qepin, që duhet të jenë produkte autentike aritzanale, jo të krijuara sa për sy e faqe. Kjo është një pasi tjetër, sepse një qilim i punuar me dorë dhe bukur, nuk ka të paguar. Pjesa e bujqësisë dhe blegtorisë që po zhvillohet në mënyrë mbresëlënëse dhe ka eksport. Këtu turistët prandaj shkojnë në agroturizma, jo për të parë hotele me xhama. Dua t’u them të gjithëve që të mendosh të largohesh është legjitime, të arrish për dy orë aty ku është zhvillimi dhe pasuria më e madhe e Europës është legjitime, të gjitha vendet e kanë kaluar këtë histori. Ne jemi në fund të kësaj radhe sepse historia është e tillë. Sot nuk është siç ishte deri dje, sot është e ardhmja këtu. Për secilin që ka një shtëpi të vjetër, edhe të rrënuar, nëse i përkushtohet fiton 4-5 herë më shumë se atje. Është shumë i thjeshtë ekuacioni. Faktet e kanë treguar. Dje ishim në një mikrobujtinë dhe investimi ishte fantastik dhe do të rrisin kapacitetin për më shumë turistë. E ka bërë zoti këtë vend. Tani gjithë mençuria është të vendoset në dispozicion të fitimit ekonomik”, tha Rama.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/506610818031708
Kreu i qeverisë u ndal dhe te emigracioni, ku tha se shqiptarët nuk largohen nga vendi se po vdesin për bukë, por sepse duan të rrisin standardin e jetesës.
“Sa i takon emigracionit, është pjesë e historisë. Norvegjezët janë sheikët e bardhë të Europës. Norvegjia k pasur një zbrazje totale në fillimet e shekullit te shkuar, sepse ishte uri. Jo kjo uria që thonë këta që e shohin fshatin në televizor dhe thonë njerëzit po vdesin për bukë. Për bukë shqiptarët nuk kanë vdekur në kohën e Skënderbeut, jo sot. Nuk është çështje e bukës, por çështje e kapërcimit të nivelit dhe pasjes së pagave më të larta. Ne sot kemi 24 orë ujë”, tha kryeministri./albeu.com