Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u paraqit këtë të premte në SPAK.
Bardhi është paraqitur në cilësinë e personit kallëzues lidhur me aferën e inceneratorëve.
Në një komunikim për mediat pasi ka dalë nga ambientet e SPAK u shpreh: “Sot isha si kallëzues për inceneratorin e Elbasanit që mesa duket është duke përparuar në hetime. Kam konfirmuar kallëzimin e bërë në emër të PD dhe inkurajoj SPAK për të çuar para përgjegjësisë përgjegjësit”,
Inceneratori i Tiranës?
Bardhi: Jemi në dijeni që deri tani nuk ka zhvillim sa i përket inceneratorit të Tiranës. SPAK do të duhet të na kthejë mbrapsht besimin. Qytetarët presin edhe për afera të tjera korruptive.
Keni denoncuar zyrtarë të lartë?
Bardhi: Kam kërkuar të merren në cilësinë e provës edhe materialet për inceneratorët. Ka pasur një shtesë në PD dhe kam kërkuar që edhe materialet të jenë pjesë e dosjes hetimore. Persona e kallëzuar fillojnë nga kryeministri e deri tek nënpunësit që janë persona përgjegjës të komisioneve në koncensione.