E rëndë në Kukës! Harroi sobën ndezur në godinën ku banonte, i moshuari ndërron jetë pas zjarrit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kukës. Një 82-vjeçar ka harruar sobën e druve ndezur gjatë natës duke bërë që të bjerë zjarr. Nga zjarri, i moshuari ka humbur jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Informacion paraprak .

Më datë 28.10.2022, rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ka rënë zjarr në një godinë  dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte në këtë godinë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e  plotë të rrethanave të  ngjarjes./albeu.com


Shtuar 28.10.2022 07:48