Mbreti shqiptar i trafikut të drogës, Dorian Petoku, është liruar nga burgu, raportojnë mediat italiane.
Dy vjet më parë u ekstradua nga Shqipëria, ku u arrestua në vitin 2019 dhe vetëm një vit kaloi në burgjet e shtëpisë së tij, Në Itali mbërriti në tetor 2021.
Mjekët shqiptarë që e vizituan ndërsa ishte në burg në Tiranë thanë se është narkoman. Gjithashtu edhe ata italainë kanë provuar të njëjtën gjë. Por pavarësisht fakteve, gjyqtari i Romës ka kundërshtuar 5 prokurorët dhe ka vendosur ta lërë të lirë.
Por Dorian Petoku është narkoman, thonë mjekët shqiptarë që e vizituan, ndërsa ishte në burgun e Tiranës. Këtë e konfirmojnë edhe mjekët italianë që i kanë analizuar flokët: në trupin e tij ka gjurmë droge, pavarësisht tre viteve të kaluara në burgje.
34-vjeçari, i freskët nga një dënim me 12 vite burg pasi ishte pjesë e “baterisë së së Ponte Milvio” , bandës së Fabrizio Piscitelli , i njohur me nofkën “Diabolik”, lideri i Irriducibili të Lazios i vrarë nga një vrasës me pagesë në gusht, 2019, në Parkun e Ujësjellësve.
Aktet flasin për shumë drogë. Në fakt, një procedim i dytë është në pritje nga qeveria shqiptare, e cila për momentin ka dhënë ekstradimin vetëm për faktet e raportuara në hetimet e prokurorëve Edoardo De Santis dhe Nadia Plastina, ata që flasin për “Grande Raccordo Criminale”.
Shqiptarët nga ana tjetër nuk lejojnë që Italia të gjykojë Dorianin edhe për importin e 7 tonëve kokainë që do të kishte prishur tregun e drogës dhe balancën e fuqive të bandave të ndryshme kriminale, nëse nuk do të kishte ndërhyrë prokurori Giovanni Musaro, me hetimin “Brazili me kosto të ulët”.
Petoku nuk është kriminel si shumë të tjerë, kushëriri i shefit të parë shqiptar, Arben Zogu dhe paraardhësi i Elvis Demçes , i vetëshpallur “Zot”, Doriani u rrit në Shqipëri, në Lezhë, atë qytet që është bërë skenë për grupe të shumta kriminale që ato pasurohen duke trafikuar armë, qenie njerëzore dhe drogë, falë edhe lidhjeve të tyre me politikën.
Pasi kishte bërë “stërvitjen” e tij në shtëpi, Petoku zbarkoi në Itali, në Romë, në Ponte Milvio. Imazhi që fotografon respektin e fituar nga shqiptari në bilancin kriminal të qytetit është ai që e portretizon atë në drekën e 13 dhjetorit 2017, në restorantin “L’Oliveto” në Grottaferrata. Atë ditë, ulur rreth një tavoline, janë katër burra të “rëndë”. Ka një të infiltruar që e quan veten “Francez”. Në krah të tij ulet Salvatore Casamonica, i lindur në vitin 1976, një figurë e kalibrit të madh kriminal dhe bos i klanit që kontrollon Romën Lindore, përballë tij ha dhe diskuton Fabrizio Piscitelli, “Diabolik”. Dhe pastaj është Dorian Petoku. Nuk është një drekë me miqtë. Casamonica, Piscitelli dhe shqiptarët në fakt po vulosin një pax mafia që do t’i duhet t’i japë fund konfliktit që shpërtheu në bregdet mes familjeve Esposito dhe Spada. Flitet edhe për trafik koka me Brazilin.
Në atë drekë është edhe një nga fytyrat e njohura të gjykatës romake, avokatja Lucia Gargano , e cila do të dënohet për dërgimin e mesazheve në burg dhe për komunikimin e një të burgosuri me jashtë, ndërsa ishte në një komunitet për të varur nga droga. Avokatja penale lëvizi sipas një strategjie të saktë që do t’i shpjegohej në detaje. Dhe Dorian e njeh mirë këtë strategji./albeu.com
