Një aksident horror ka ndodhur në Britaninë e Madhe ku një çiklist përplaset nga një shofer duke e hedhur atë në ajër.
Jo vetëm kaq, autori pas aksidentit arratiset, duke e lënë të lënduarin të vdesë në rrugë.
Kamerat e sigurisë tregojnë Andell Goulbourine, 59-vjeç, teksa fluturon gati 30 metra në ajër si pasojë e përplasjes së fuqishme.
Babai i tre fëmijëve u godit nga një makinë tip “BMW, M135” gri në Saltey, Bermingham.
Edhe pse kalimtarë të rastit e mjekët, të cilët mbërritën në kohë rekord në vendngjarje tentuan t’i dhurojnë ndihmën e parë Goulbourine, përpjekjet e tyre ishin të kota pasi 59-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.