Komisioni për Sigurinë Kombëtare është mbledhur ditën e sotme në një seancë dëgjimore me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Në lidhje me kërkesën e deputetëve për t’u përgjigjur për vdekjen e Lear Kurtit, Rrumbullaku ka thënë është i gatshëm të përgjigjet brenda 48 orëve.
“Nuk jam përgjigjur komisionit se kam qenë me shërbim në SHBA.
Kërkesat e deputetëve për Lear Kurtin jam i gatshëm brenda 48 orëve të vij të përgjigjem, edhe për rastin e Rashës mund t’ju përgjigjem.
Jo gjithçka që thuhet në media është reale. Respektoni mundin e gjakun e policëve”, tha Rrumbullaku./albeu.com