Gjithmonë me ndryshime në look, Kiara bën nostalgjik ndjekësit me flokët e reja (FOTO LAJM)

Ndryshe nga se ishin mësuar ta shihnin ndjekësit gjatë kësaj vere me ngjyrën e ëmbël të flokëve, moderatorja e njohur, Kiara Tito ka zbuluar ndryshimin e fundit në ‘look-un’ e saj.

Ajo ka publikuar në llogarinë në ‘Instagram’ një foto ku shfaqet brune me flokët në ngjyrë të errët dhe e kuruar deri në detaje. Ky ndryshim ka marrë vëmendjen e të gjithë ndjekësve që e kanë komplimentuar ndryshimin e guximshëm të Kiarës.

Ajo çfarë vihet re tjetër është fakti se me këtë ngjyrë flokësh, Kiara i është afruar edhe njëherë më shumë pamjes së saj teksa nisi rrugëtimin në televizion.

Me siguri moderatorja ka zgjedhur këtë ‘look’ pikërisht për sezonin e vjeshtës ku temperaturat ulen dhe ngjyrat që kryesojnë janë ato të errëta. Përgjatë gjithë kohës në ekran Kiara ka eskperimentuar vetëm me dy ngjyra atë të errët dhe bionde, duke i mësuar ndjekësit tashmë me këto ndryshime në pamjen e saj.


Shtuar 24.09.2020 12:46