Arrestohet pedagogu i Universitetit të Korçës dhe sekseri

Një pedagog i Universitetit të Korçës dhe një person tjetër i cili shërbente si sekser janë arrestuar, pasi dyshohet se merrnin para në këmbim të dhënies së provimit për studentët.

Të arrestuarit janë pedagogu i Fakultetit të Shkencave Sociale në universitetin “Fan Noli” Alket Dino dhe sekseri Xhevi Dervishi.

Mësohet se Dino ka përfituar shuma monetare në këmbim të dhënies së provimeve për studentët, ndërsa Dervishi kishte rolin e sekserit.


Shtuar 24.09.2020 07:07