Vrasja në Fushë-Krujë, 34-vjeçari u qëllua nga afër, policia nuk gjen gëzhoja në vendngjarje

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur në Fushë Krujë ku ka mbetur i vrarë  Indrit Ndoja.

Burime bëjnë me dije se ai është qëlluar nga një distancë e afërt ku plumbi ka prekur arterien femorale çka ka bërë që të ketë pasur hemorragji te menjëhershme duke i marre jetën.

Sipas eksperteve kriminologë të Drejtorisë se policisë se Durrësit, në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhoje. Kjo ka bërë qe hetuesit dhee ekspertet te mendojnë se autori pasi ka qëlluar ta ketë mare me vete gëzhojën.

Bazuar edhe nga skema e krimit, viktima dhe autori dyshohet te jene takuar dhe debatuar me njeri tjetrin dhe nuk kemi të bëjmë me një prite të ngritur nga autori.

Policia po ushtron kontrolle, pasi dyshohet që autori të jete banor i zonës. Ende nuk është zbuluar konflikti mes viktimës dhe autorit, ndërsa arma e përdorur mendohet të jetë pistoletë. Hetuesit mendojnë se bazuar ne faktin qe viktima ka mere vetëm një plumb ne këmbë, autori nuk ka pasur qellim ta vriste.

Kujtojmë se i riu është gjetur mëngjesin e sotëm i plagosur në këmbë dhe i pajetë nga familjarët e tij pasi këta të fundit po dilnin nga shtëpia për të shkuar në punë./albeu.com

 

 


Shtuar 21.10.2022 10:46