Inter do të bëjë ende pa Lukakun, ndaj Fiorentinës belgu nuk do të jetë

“Gazzetta dello Sport” flet për situatën e Romelu Lukaku dhe vendimin e marrë tashmë për të anashkaluar Fiorentinën.

Tashmë belgu është rikthyer në grup, por pas përballjes me Inzaghin dhe stafin u vendos që të ruhej dhe të mos rrezikohej.

Me pak fjalë, Inzaghi vendosi ta lejë në Milano që të stërvitet ende dhe jo të udhëtojë drejt Firences me grupin dhe të qëndrojë në stol./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.10.2022 10:56

Tags: ,