Një shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar mesditën në pikën kufitare të Kakavisë nga efektivë të Drejtorisë së Kontrollit të Pasaportave Kakavia në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Pogoni.
Fanaripress shkruan se, gjatë kontrollit policor, u konstatua se ndaj tij ishte në pritje një vendim i Gjykatës së Apelit të Athinës me dënim me burg prej 2 vite e 7 muaj si dhe gjobë prej 5000 euro.
Ai akuzohet për prostitucion dhe është dërguar në Prokurorinë kompetente.