Kastriot Dermaku pritet të ndërrojë ekip brenda merkatos së verës. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, me shumë mundësi do të largohet nga Parma për t’iu bashkuar Lecces në Serinë B.
Mediet italiane shkruajnë se 28-vjeçari ka dhënë miratimin për këtë lëvizje, por pengesë është klubi i Parmës, që është gati të privohet nga mbrojtësi vetëm nëse arrin të gjejë një zëvendësues për këtë rol.
Dermaku është aktivizuar në 16 ndeshje sezonin e kaluar në Serinë A, por pa mundur ta fitojë rolin e titullarit. Për shkak të konkurrencës së fortë, shtatlarti shqiptar është gati të pranojë ofertën e puljezëve, me të cilët do të luante në vazhdimësi.