Rama tregon sa do të jetë rroga minimale

Kryeministri Edi Rama ka folur në një komunikim LIVE për vendosjen e pagës minimale. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e programeve të punësimit, Rama tha se paga minimale do të jetë 300 mijë lekë.

Rama tha gjithashtu se po vazhdon studimi për rishikimin e taksës progresive.

“Ndërkohë lajmi i mirë është se Shqipëria ka humbur më pak vende pune për frymë se vendet e rajonit. Rintegrimi është bërë më shpejt, sepse ne u mbyllëm më shpejt, por edhe u hapëm më shpejt. Sot jemi duke definuar edhe atë masë që ka qenë një nga objektivat tona dhe që po vjen drejt realizimit, është vendosja e pagës minimale 300 mijë lekë.

Për të mos pasur asnjë pagë nën 300 mijë lekë. Këtu kam paraysh sidomos ata të punësuar në sektorin e manifakturës. Gra që duhet të konsiderohen si pjesë e këtij procesi të rritjes së pagave edhe në sektorin privat duke filluar nga paga minimale. Studimi për rishikim të taksimit progresiv po vazhdon, do kemi edhe aty zhvillime pozitive”, tha Rama.


Shtuar 23.09.2020 11:44