Skenat intime mes Jennifer Lopez dhe Malumës po bëjnë xhiron e rrjetit (VIDEO)

Jennifer Lopez është e fejuar me ish-lojtarin e bejsbollit Alex Rodriguez. Por në një video të publikuar se fundmi shfaqet shumë e afruar me këngëtarin kolumbian Maluma.

Këngëtarja 51-vjeçare është parë në prehrin e 26-vjeçarit teksa ai i prek fytyrën.

Në fakt e gjitha bëhet fjalë për këngën e re që pritet të publikojë dyshja “Pa ti”.

Kënga e re po pritet me padurim nga fansat e dy këngëtarëve.


Shtuar 23.09.2020 10:15