Kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku akuzon qeverinë për punën e bërë në Bashkinë e Durrësit.
Ai ka publikuar një video ku duken ujërat që kanë shpërthyer nga shiu i mëngjesit.
“Para 5 ditesh Bashkia pastroi kanalet kullues dhe te ujerave te zeza. Sot rane 10 minuta shi…
Keto pamje dhe gjendja e renduar e qytetareve te bllokuar, ne pamundesi te nxjerrin femijet nga shkollat, jane rezultat i keqqeverisjes 13 vjecare te Bashkise me te korruptuar te vendit. Ky skandal me i fundit dhe i neveritshem na rikujton se Durresi eshte katandisur me keq se vende ne gjendje lufte.
Ky eshte Durresi i Dakos, Celes dhe Rames”-shkruan ai.