Neymar ka marrë pjesë ditën e djeshme në gjyqin e tij i cili lidhet me transferimin e brazilianit nga Santos te Barcelona.
Dëshmitë thonë se nuk janë deklaruar të gjitha transfertat e parave për këtë kalim. Në lidhje me këtë situatë, Neymar ka deklaruar në gjykatë:
“Babai im ka qenë gjithmonë përgjegjës, për këtë ka qenë gjithmonë përgjegjës. Unë firmos atë që ai më thotë të firmos”, është shprehur lojtari i PSG-së pasi është pyetur nga prokurorët, ku këta të fundit e akuzojnë për korrupsion dhe kërkojnë dy vjet burgim dhe 10 milionë euro gjobë./h.ll/albeu.com