“Hapim garë të pashpallur ndonjëherë”, Berisha tregon udhëzimin e Kryesisë për regjistrimin në primaret

Kryesia e PD ka hartuar një udhëzim mbi modalitetet e pjesëmarrjes së simpatizantëve në primaret e PD për pushtetin vendor dhe afatet.

Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë kryetari i PD-së, Sali Berisha. Ai ftoi aleatët e tij se mirëpresin çdo sugjerim.

“Votën e merrnin në dorë patronazhistët. Beteja për votën në PD dhe të opozitës, është një betejë për idealet më të larta demokratike. Është betejë për të vendosur në themel të shtetit ligjor vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë. Në këtë kontekst, udhëzuesi parashikon, ka dhe datat e veprimeve konkrete. Janë zhvilluar dhe do zhvillohen takime intensive me aleatët tanë. Kanë sugjerime të drejta, kanë propozime të arsyeshme dhe theksoj se këtu që mirëpriten të gjitha sugjerimet e tyre, kandidaturat e tyre. Hapim garë të pashpallur ndonjëherë”, tha Berisha.