Në kërkim prej 3 vitesh për drogë, arrestohet në shtëpinë e të dashurës së tij 21-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një 21-vjeçar me origjinë shqiptare, për trafik të paligjshëm droge.

I riu ishte shpallur në kërkim që prej viti 2019 në kuadër të hetimit të kryer nga Karabinierët e Njësisë Operative të Kompanisë Anagni, e quajti operacionin “Piazza Pulita”.

Në këtë operacion u zbulua se 21-vjeçari, së bashku me të tjerë ishin përfshirë në një rrjet tregtimi të drogës, që ka qenë aktiv midis 2019 dhe 2020 në provincën e Ciociaria.

Nga kërkimet, falë edhe ndjekjeve të gjata të miqve dhe të njohurve me të cilët shtetasi shqiptar kishte kontaktuar kohët e fundit, e vunë në gjurmët e tij dhe e arrestuan në shtëpinë e të dashurës./albeu.com


Shtuar 17.10.2022 16:37