Rrëfimi mes lotësh i Miss-it shqiptar: Nuk kishim bukë në shtëpi (FOTO LAJM)

Pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte e ftuar pjesëmarrësja në “Miss Universe”, Elsa Aliaj.

Bukuroshja ka lindur e është rritur në Itali dhe rrugëtimi i saj dhe i familjes përtej Adriatikut nuk ka qenë aspak i lehtë.

Ajo shprehet se jo pak herë mungonte ushqimi dhe ishte detyra e saj si motra më e madhe ta siguronte atë për vëllezërit.

Elsa thotë se shkonte në shkollë dhe i kërkonte mikeshave ëmbëlsira, ato i fshihte dhe të nesërmen ia jepte vëllezërve që të ushqeheshin.

Ndërsa shtoi mes lotësh se vazhdimisht i thoshte atyre se familja është në gjendje të mirë dhe se gjithçka është në rregull.

“Po mundohesha mos me e dallu që ishte krizë. Ndonjëherë mungonte ushqimi që vëllezërit merrnin tek shkolla.

Unë shkoja për vete në shkollë dhe pyesja shoqen time më fal a keni ëmbëlsirë sepse më hahet, po sigurisht më thoshin.

Unë i merrja dhe i fshihja dhe të nesërmen në mëngjes ia jepja vëllezërve të mi. I thoja që gjithçka është mirë, ne nuk kemi asgjë”, shprehet Missi mes lotësh. /TCH


Shtuar 21.09.2020 20:21