Merr fund aventura e Costas në Torino, braziliani një hap larg Premier League

Manchester United është duke kërkuar me ngulm transferimin e sulmuesit brazilian Douglas Costa.

Djajtë e Kuq fillimisht kanë pasur objektiv transferimin e talentit anglez Jadon Sancho, por ai është i paarritshëm për ta.

Dortmund ka këruar 100 milionë euro, shumë që është tejet e lartë për klubin anglez.

Gjiganti anglez është fokusuar tek ardhja e braziliani Douglas Costa i cili është nxjerr në shitje nga Juventusi.

Zonja e Vjetër po kërkon rreth 25 milionë euro për shitjen e futbollistit, shumë që nuk përbën problem për United.

Djajtë e Kuq po mundohen që ta kompletojnë transferimin e lojtarit brenda kësaj jave në mënyrë që ta kenë gati për ndeshjen në fundjavë.

United është gati ta ofrojë shumën e kërkuar nga Juventusi për lojtarin, por tani po mundohet ta bind brazilianin për transferimin në Old Trafford.


Shtuar 21.09.2020 20:27