Pse Rusia është kaq shumë e fiksuar pas armëve bërthamore?

Nga Sergej Sumlenny “Center for European Policys Analysis”

Asnjë vend nuk e adhuron arsenalin e vet bërthamor sa Rusia. Këto armë kanë frymëzuar deri edhe teori fetare, vjersha për fëmijë dhe vetë Vladimir Putinin. Për shumë vite, politikanët, gazetarët dhe analistët rusë e kanë imagjinuar zhvillimin e një lufte bërthamore.

Politikani i ekstremist i politikës ruse, Vladimir Zhirinovsky, ishte ndoshta i pari që zbuloi efikasitetin e kërcënimeve bërthamore kundër Perëndimit, duke i shfrytëzuar ato me njëfarë gëzimi.

Në vitin 2015, ai bëri thirrje për asgjësimin bërthamor të qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit, nëpërmjet shkaktimi të “një cunami të madh që do të sillte vdekjen e 9 milionë njerëzve. Kjo pas rrëzimit të një avioni luftarak rus, që kishte shkelur hapësirën ajrore turke, ku gjeti vdekjen një anëtar i ekuipazhit.

Ai e pasoi atë me një thirrje për një sulm bërthamor ndaj rezidencës së presidentit ukrainas Petro Poroshenko në vitin 2018. Po atë vit propozoi nisjen e “sulmeve bërthamore shkatërruese në shumë pjesë të planetit, për të shkatërruar njëherë e mirë vullnetin e atyre që synojnë të luftojnë kundër Rusisë”, raporton abcnews.al.

Dhe në janar të këtij viti, jo shumë kohë përpara sesa të binte në koma dhe të vdiste, bëri thirrje për asgjësimin bërthamor të SHBA-së dhe Evropës, si një mënyrë për të “gjunjëzuar SHBA-në” dhe ndëshkuar Perëndimin për sanksionet e vendosura ndaj Moskës.

Zhirinovsky shihej gjerësisht si një njeri me probleme të theksuara mendore. Por ai nuk ishte i vetmi që ishte fiksuar pas apokalipsit bërthamor. Asnjë njeri i arsyeshëm në Perëndim nuk do të bënte deklarata të ngjashme. Që gjatë Luftës së Ftohtë ne arritëm të besojmë se Rusia ndan të njëjtat pikëpamje mbi këto armë, se ato “i duan edhe fëmijët e tyre”.

Në fakt, hipoteza e ngjashmërisë së këndvështrimit mbi këtë çështje është e diskutueshme.

Për shumë vite, media shtetërore ruse ka investuar shumë kohë dhe imagjinatë për të promovuar narrativën se Rusia është ende një vend i rëndësishëm në botë për shkak të armëve bërthamore dhe kapacitetit të tyre shkatërrues. Në marsin e viti 2014, menjëherë, pas aneksimit të Krimesë, propagandisti kryesor i Putinit, spikeri i lajmeve në televizionin “Vesti”, Dmitri Kyselev, deklaroi me krenari se presidenti Barack Obama vazhdonte të kërkonte vëmendjen e Putinit pasi “Rusia është i vetmi vend që mund ta kthejë SHBA-në në një hi radioaktiv”.

Pas shpinës së Kyselev, u shfaq në një ekran imazhi i nj ë reje bërthamore me fjalët “hiri radioaktiv”. Mesazhi i tij u bë aq popullor në Rusi, sa që në vitin 2016 Kyselev e përsëriti atë në shfaqjen e tij “Le të flasim sërish për hirin radioaktiv”, raporton abcnews.al.

Në prillin e vitit 2021, në të njëjtin kanal televiziv shtetëror, një tjetër prezantues i njohur televiziv, Vladimir Solovyev, kërkoi kryerjen e sulmit bërthamor në ujërat ndërkombëtare për të demonstruar gatishmërinë e Rusisë për luftë bërthamore.

Kjo ide mbetet ende aktuale.

Është shumë domethënës fakti që këto mesazhe i drejtoheshin para së gjithash publikut vendas dhe jo atij ndërkombëtar. Rusia i normalizoi kërcënimet bërthamore, dhe nxiti idenë e përdorimit të armëve bërthamore për ta infektuar popullsinë e saj me një nacionalizëm dhe shovinizëm ekstrem.

Ndonjëherë kjo fushatë merrte forma të frikshme. Kështu në vitin 2010, një shfaqje televizive popullore ri-përvetësoi një version tallës të një kënge të famshme të një filmi vizatimor për fëmijë, të shoqëruar me vargje të reja rreth raketave bërthamore që fluturonin larg për të shkatërruar SHBA-në.

Në vitin 2019, kori i qytetit të Shën Petersburgut, këndoi një tjetër këngë ironike për eliminimin bërthamor të SHBA-së, gjatë një koncerti në katedralen e Shën Isakut. “Unë e kaloj Atlantikun me nëndetësen time bërthamore, dhe kam me vete një duzinë bombash bërthamore me një fuqi prej 100 megatonë. Dhe i them avionit tim gjuajtës:Shënjestro Uashingtonin!… Baza e Norfolkut po fle. Më vjen keq Amerikë, por ishte e kotë të të zbuloja 500 vjet më parë. Tani digju o tokë armike!”.

Kjo lloj tallje ishte vetëm njëra anë e magjepsjes së rusëve pas armëve të tyre bërthamore. Në anën tjetër u angazhuan mendimtarët radikalë dhe fetaro-nacionalistë. Në vitin 2009, shkrimtari i ekstremit të djathtë Yegor Kholmogorov, më vonë një koleg i ekstremistes së vrarë Daria Dugina, shpiku idenë e “Ortodoksisë Bërthamore” së bashku me një artist të ekstremit të djathtë Alexey Belyaev-Gintovt, anëtar i lëvizjes së Alexander Dugin, raporton abcnews.al.

Ky ortodoks ekstremist dhe anti-perëndimor, deklaronte se Rusia duhet të dominojë botën, pasi ky vend zotëronte një forcë morale unike. Sipas tij Moska duhet ta arrijë këtë qëllim përmes veprimeve ushtarake vendimtare, dhe duke shantazhuar një Perëndim që është në rënie edhe pse është i pajisur me armë bërthamore.

Koncepti i “Ortodoksisë Bërthamore” u pranua de fakto nga Kisha Ortodokse Ruse. Që në vitin 2009, Patriarku Kirill vizitoi qytetin Sarov – një qendër e rëndësishme kërkimore e armëve bërthamore dhe vendlindjen e Shën Serafimit të Sarovit, një shenjtor ortodoks rus shumë i respektuar – ku deklaroi se “ishte vullneti i Zotit për t’i dhënë atdheun tonë armën bërthamore pikërisht në këtë qytet shumë të shenjtë”.

Po ashtu si theksoi se “arma bërthamore që po zhvillohet tani këtu, ndihmon në ruajtjen e sovranitetit të vendit tonë”. Kisha e Rusisë është e ngazëllyer me armë të tilla. Një nga priftërinjtë ortodoksë më radikalë, Dmitri Smirnov, që ka bërë thirrje për sulme të dhunshme ndaj objekteve të tjera fetare të kultit, jo vetëm që u emërua zëvendës/rektor i universitetit më të rëndësishëm ortodoks të Patriarkanës, Shën Tikhon, por edhe Dekan i Fakultetit të Ortodoksia e Akademisë së Forcave Raketore Strategjike Bërthamore Ruse në Moskë.

Nuk është për t’u habitur që argumentet fetare shfaqen rregullisht në retorikën bërthamore të Vladimir Putinit. Në tetorin e vitit 2018, duke folur në Forumin Valdai, Putin tha se në një luftë bërthamore rusët “do të shkojnë në parajsë si martirë” dhe qytetarët perëndimorë “do të shfarosen” (duke përdorur një fjalë që zakonisht përdoret për të përshkruar vdekjen e një kafshe). Më pas uniformat ushtarake me sloganin.

“Ata do të vdesin dhe ne do të shkojmë në parajsë” u bënë shumë në modë, dhe që atëherë ky slogan është vënë re tek kufomat e ushtar ëve rus ë në Ukrainë.

Shënim: Sergej Sumlenny, politolog gjerman me fokus të veçantë tek politika e sigurisë dhe energjisë në Rusi dhe Evropën Lindore.