Fjalimi i Ramës në KiE, Berisha kritika: Thaçi është në burg për shkak të qëndrimeve të kryeministrit shqiptar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar fjalimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Pëegjithshme të Këshillit të Europës për raportin e Dick Marty-t dhe pretendimet e krimeve të luftës të UÇK-së.

Gjatë një takimi me banorët e Vaut të Dejës, Berisha deklaroi se Rama bëri një tjetër skandal me fjalimin e soteëm në KiE dhe sipas kreut të PD-së, janë pikërisht qëndrimet e Ramës që e kanë çuar në burg Hashim Thaçin.

Berisha: Ishte sot në Këshillin e Europës, mbajti fjalimin. Ju nrit përfaqësuesi i Rumanisë, tha jemi asamble parlamentare, nuk jemi prokurori. I tha pse ke frikë nga hetimi.

Nëqoftëse Hashim Thaçi u zbrit nga avioni, shkaku kryesor janë qëndrimet e Edi Ramës që vraponin për të bllokuar gjykatën. Gjykata nuk bllokohet, dhe sot sërish bëri skandali në Këshillin e Europës dhe u ngrit tjetri dhe i tha që ke gabuar adresën, “këtu nuk jemi prokurori, jemi deputetë”. Dhe i tha që ky Ballkani i Hapur është kundër Kosovës, nuk e pranon Kosova këtë, ndërsa ti e promovon këtu. Kudo që udhëton, udhëton si antishqiptar i mirëfilltë./albeu.com