Spartak Beqaraj 45 vjeç u plagos ditën e sotme në Astir me armë zjarri.
Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Sakaq autori tashmë i identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia, pasi ka qëlluar 45-vjeçarin është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë bërë të mundur identifikimin si autorë të dyshuar shtetasin A.M., 20 vjeç.