Asfiksim apo vrasje? Karamuço nxjerr detaje të pathëna për vdekjen e turistëve rusë në Qerret

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e turistëve rusë vitin e kaluar në një hotel në Qerret.

Teksa ngjarja e ndodhur vijon të mbetet mister, dyshimet se ata mund të jenë vrarë janë mjaft të forta.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin karamuço tregoi në “Radar Informativ” në ABC se pavarësisht se dukej sikur turistët ishin asfiksuar, në fakt e vërteta qëndron ndryshe.

Ai zbuloi se helmet që janë përdorur kanë qenë të tilla, që bënin të dukej sikur në organizmin e këtyre personave kishte dioksid karboni.

“Po e zbuloj për herë të parë këtu, eto helmet që janë përdorur aty kanë qenë të tilla që inskenonin në organizëm dioksidin e karbonit”, tha Karamuço./albeu.com/