Një ngjarje e rëndë është shënuar të shtunën në Itali. Rreth orës 15:00, në Viale Giulio Cesare në Novara ka ndodhur një aksident me vdekje, ku për pasojë ka humbur jetën 57-vjeçari me origjinë shqiptare.
Mësohet se viktima, Ndriçim Binjaku, baba i tre fëmijëve, është përplasur nga një BMW.
Përplasja ka qenë shumë e rëndë, aq sa trupi i viktimës është hedhur disa metra tutje nga mjeti që drejtohej nga një 49-vjeçar me banim në Treceta.
Nga hetimet paraprake, nuk është konstatuar asnjë shenjë frenimi në asfalt, ndërsa drejtuesi i mjetit iu nënshtrua testeve të alkoolit dhe drogës./albeu.com