Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar në Elbasan për dhunë në familje. I riu dhunonte fizikisht dhe psikologjike nënë e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 21 vjeç , banues në Elbasan, për veprën penale ” Dhuna në familje” , pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij”, njofton policia./albeu.com