Në luftë me COVD-19, Manastirliu jep lajmin e mirë për mjekët e infermierët

Prej muajsh, stafi mjekësor në Shqipëri po lufton denjësisht me COVID-19, duke venë cdo ditë veten në rrezik.

Gjatë një vizite të ministres Manastirliu në Rrogozhinë, është dhënë sërish premtimi për rritje të pagave të tyre.

Të lidhura

None found

“Rritja sinjifikative e pagave për të gjithë personelin shëndetësor do të bëhet realitet së shpejti”, u shpreh Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit të punimeve të qendrës shëndetësore të Rrogozhinës.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se nëpërmjet dy instrumentave portalit “Infermierë për Shqipërinë” dhe “Mjekë për Shqipërinë” ka vijuar fuqizimi i burimeve njerëzore në dy vitet e fundit, në bazë meritokraçisë dhe transparençës.

“Janë më shumë se 600 mjekë dhe rreth 2400 infermierë të punësuar me meritë dhe transparençë në këto dy vite”, tha Manastirliu.


Shtuar 18.09.2020 14:30