DETAJE/ Atentati në Shkodër, 42-vjeçari ishte kthyer nga Anglia para dy muajsh

Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me atentatin që u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Shkodër – Vau i Dejës ndaj 42-vjeçarit Armand Babaj.

Burime për ABC bëjnë të ditur se 42-vjeçari është nga Mjeda, zonë që i përket Bashkisë së Vaut të Dejës, ndërsa kishte vetëm dy muaj që ishte kthyer në Shqipëri nga Anglia.

Lexo po ashtu: Të shtëna me armë zjarri në Shkodër.

Babaj ka shkuar vetë në polici ku ka raportuar për atentatin, ndërsa ka dëshmuar se nuk ka mundur të shohë autorin që qëlloi me armë ndaj makinës së tij.

Për fat të mirë nuk ka pasur lëndime, vetëm dëme të vogla materiale. Po ashtu mësohet se Babaj nuk është një person me precedent penal./albeu.com